Publikohet momenti kur furgonat e PD ndalojnë makinën para vrasjes në Elbasan

Aktualitet

Publikohet momenti kur furgonat e PD ndalojnë makinën para vrasjes

Publikohet foto ku tregohet momenti ku furgonat me logon e Partisë Demokratike, që sipas saj ishin pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës, i kanë bllokuar rrugën dhe kanë ndaluar një makinë me ngjyrë të kuqe, me pretendimin se personat brenda saj ndalonin qytetarë dhe i intimidonin për votimet.

Publikohet momenti kur furgonat e PD ndalojnë makinën para vrasjes

Në foto janë momentet pak para ngjarjes tragjike, ku nga përplasja e armatosur humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe 4 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Nga Elbasani, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, doli në një deklaratë për mediat, duke thënë se shtetasi Arbër Paplekaj, është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Ndërkohë, Veliu bëri të ditur se janë ndaluar të gjithë personat që gjendeshin në furgonët e PD, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë”, në bashkëpunim.

Në kërkim është shpallur shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”.

Veliu theksoi se nga këqyrja e automjetit tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës./a2 cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion