Humbi zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Votat që ishin të pavlefshme, i numëruan si të vlefshme!

Politikë

Humbi zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Votat që ishin të pavlefshme, i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë një mesazh të një qytetari. Berisha shkruan se farsa elektorale vazhdon dhe se votat e pavlefshme po numërohen si të vlefshme për kandidatin e PS-së.

Qytetari i ka dërguar Berishës edhe video teksa paraqet fletët e votimit të cilat në një fletë shkruhet "të pavlefshme".

Më pas qytetari hap fletë teksa duken votimet për një parti dhe një kandidat të një partie tjetër.

"Farsa elektorale vazhdon! Vota që ishin të pavlefshme, i numërojnë si të vlefshme për kandidatin e PS! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni videon. Vota qe kan qen te pavlefshme i kan fut per kandidatet e PS," shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion