"Hiqe, hiqe kapucin te shohim kush je...", zbulohet "baza" me lista votuesish, tensione tek "Petro Nini"

Politikë

"Hiqe, hiqe kapucin te shohim kush je...", zbulohet "baza"

Nje situate tensioni ka ndodhur në afërsi të ‘Petro Nini’ në kryeqytet.

Partia Demokratike ka publikuar një video ku pretendojnë se kanë dokumentuar një rast ku disa persona zotërojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare.

Për rastin në fjalë është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Denoncimi i PD: Nje rast flagrant eshte dokumentuar prane shkolles “Petro Nini Luarasi” ku administrata shteterore ne shkelje me ligjin dyshohen se zoterojne materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare per te tjetersuar vullnetin e votuesve.

3 perfaqesues zyrtare te Partise Demokratike kane njoftuar Policine e Shtetit, e cila megjithese zyra ndodhej ne qender te Tiranes ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhene kohen e nevojshme per te manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi I Edi Rames deshmoi edhe nje here fytyren e tij.

Ne video shikohet se perfaqesuesit e PD, kane tentuar tu heqin kapucin personave qe qendronin ne '"zyren e dyshimte" per ti identifikuar por ata kane ikur me vrap ose jane futur ne automjete.

Te gjitha lajmet e dites minute pas minute, KETU

ME TE LEXUARAT