Çfarë po ndodh? Dalin jashtë funksionit sistemet online të bankave në SHBA

Bota

Çfarë po ndodh? Dalin jashtë funksionit sistemet online të

Disa nga bankat më të mëdha amerikane, përfshirë Chase, Bank of America, Wells Fargo dhe U.S. Bank, kanë hasur probleme të përhapura në shërbimet e tyre bankare online dhe në procedurat e identifikimit të klientëve. Lajmi raportohet nga mediat amerikane.

Mijëra përdorues kanë dërguar raportime në platformën Downdetector, duke u ankuar kryesisht për vështirësi në hyrjen në llogaritë e tyre përmes faqeve të internetit dhe aplikacioneve celulare, si dhe për probleme me transfertat bankare.

Shërbimi i asistencës së Chase ka konfirmuar ndërprerjen, duke deklaruar se po punon për të zgjidhur një problem teknik që po prek platformat e shërbimeve bankare online.

Ende nuk dihet shkaku i problemeve. Megjithatë, raportimet vijnë pas ndërprerjes së rëndë të shërbimeve të Microsoftit, e cila nisi të premten dhe zgjati për disa orë, duke prekur platforma si Outlook, Teams dhe Copilot.

Problemet vijnë gjithashtu pas vështirësive në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, të cilat gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës shkaktuan kaos në fluturimet në të gjitha aeroportet amerikane, si dhe në fluturimet me destinacion Shtetet e Bashkuara.

Deri më tani, sipas medieve, nuk ka asnjë informacion që të tregojë për një sulm të mundshëm kibernetik apo për ndonjë lidhje mes këtij incidenti dhe problemeve të fundit që prekën Microsoftin dhe sistemin e aviacionit amerikan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion