Mbyllet orari zyrtar i votimit, procesi vazhdon pas orës 19.00 vetëm në qendrat ku ka radhë

Politikë

Mbyllet orari zyrtar i votimit, procesi vazhdon pas orës 19.00 vetëm

Ne ora 19.00 eshtë mbyllur orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare.

Votimi do të vijojë vetëm me personat që janë në radhë ne oren 19.00 ne qendrat e votimit.

Mbi 3.7 milionë qytetarë shqiptarë kishin të drejtë vote këtë të diel, dhe sipas rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 i kaloi 41%.

Risi e këtyre zgjedhjeve ishte vota e diasporës, e cila pati probleme te shumta ne zbatim sa i perket ndarjes dhe menaxhimit te zarfave me fletet e votimit.

Qytetarët zgjodhën mes 3 koalicioneve dhe 8 subjekteve zgjedhore, teksa tashmë e gjithë vëmendja është drejtuar tek procesi i numërimit.

Në të gjithë vendin u hapen 5225 qendra votimi, ndërsa puna për numërimin e votave do të zhvillohet në 93 KZAZ.

Incidenti më i rëndë mund të konsiderohet ai në KZAZ e Vorës ku u përfshi në një përplasje verbale sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe dy shtetas, të cilët u proceduan penalisht nga autoritet.

Te gjitha lajmet e dites, minute pas minute KETU

ME TE LEXUARAT