“Hapim frigoriferin e të shohim ty”, Rama u përgjigjet “kritikave”: Më ndjeni! Çfarë kam premtuar e kam realizuar

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy” ditën e sotme i është përgjigjur edhe “kritikave” të qytetarëve. “Nuk hapim dot frigoriferin se na del ti”, ishte një prej komenteve.
Duke kërkuar ndjesë, shefi i qeverisë tha se këtë e bën për të vendosur një ekuilibër midis atyre që i quan broçkulla dhe të vërtetave e fakteve.
Rama: Ju kam lajmëruar për këtë ! Duhet të më ndjeni për këtë. Është e vetmja rrugë që kam për të vendosur një ekuilibër mes gjithë broçkullave që dëgjoni non stop dhe fakteve dhe disa të vërtetave që duhet të mos mbeten pa u thënë.
“Ti pret votën unë pensionin në Itali”, ishte një koment tjetër. Shefi i qeverisë tha se procesi në apektin e legjislacionit është mbyllur dhe tani i takon shtetit italian që të nisë zbatimin e marrëveshjes.
Rama: Procesi në aspektin e legjislacionit ëshë mbyllur. Tani është qeveria italiane që e ka në dorë këtë punë. Tani çështja është te figurat e shtetit italian.
“Vodhe dhe plaçkite”, ishte komenti i një qytetari tjetër. Rama e siguroi se nuk ka asnjgë lidhje me këto terma dhe theksoi se shumë nga premtimet e bëra i ka mbajtur, ndërsa tani premtimi final, ai i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, është shumë afër realizimit.
Rama: Nuk kam asnjë lidhje me këto lloj termash. Unë kam realizuar shumëçka kam premtuar dhe deri në fund do realizoj të gjitha ato që kam premtuar. Çfarë mbetet për tu realizuar do të realizohet. Jemi shumë afër vendosjes së flamurit tonë kombëtar në oborrin e familjes evropiane.


