“Nesër bie gongu zyrtar për fushatën”, Rama: Në “Shqipërinë 2023” paga mesatare 1200 euro

Politikë

“Nesër bie gongu zyrtar për fushatën”, Rama: Në

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në rubrikën e përjavshme “Sy m ‘sy”. Në nisje të fjalës së tij ai tha se nesër, 11 prill, është dita e rënies së gongut zyrtar për fushatën e 11 majit.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se fushata e socialistëve do të nisë me një cikël takimesh.

Rama: Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit. Ne nesër do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Natyrisht që në këtë cikël takimesh, ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore, që janë gratë dhe vajzat. Por të vazhdojmë me çastin e tanishëm dhe jam në dispozicion t’i përgjigjem pyetjeve tuaja.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kreu i qeverisë u ndal te rritja e pagave. Ai tha se paga mesatare e përgjithshme është rritur më shumë se dy herë, teksa premtoi se në Shqipërinë 2030, paga mesatare do të jetë 1250 euro.

Rama: Paga mesatare në Shqipërinë 2030, 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur pagën mesatare të përgjithsme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë. Nuk e di se çfarë flet, kur flet për pagat, por jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht, kur unë i them gjërat në realitet, në realitet ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve. Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë shumë mirë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro.

ME TE LEXUARAT