"Hajredin Pasha ishte hero i dibranëve"/ Gafa e deputetit bëhet virale, merr "flakë" Facebook-u i tij
Deputeti i PS Toni Gogu ka bërë një postim të çuditshëm pak më parë në Facebook duke e shpallur Hajredin Pashën, hero të dibranëve.
Duke postuar këngën e famshme mbi betejen e Gjoricës të popullit të Dibrës dhe Matit kundër forcave pushtuese osmane, Gogu shkruan se Hajredin Pasha ishte hero i këtyre trevave.
Një postim i tillë ka ngjallur jo pak reagime në rrjetet sociale nga banorë të zonës duke bërë Gogu të ndryshonte tekstin, por nuk i ka shpëtuar një screen shoti duke fiksuar kështu një gabim të tillë të një deputeti të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Kush ishte Hajredin Pasha?
Hajredin Pasha është një komandant Osman, i cili ishte ngarkuar ndër të tjerë me shtypjen e kryengritjes së shqiptarëve në vitet 1843-1844.
Kryengritja shpërtheu në të gjitha trevat shqiptare në Kosovë, ato që gjenden sot në Maqedoninë e Veriut dhe në veri të Shqipërisë kundër reformave të reja të imponuara nga Perandoria Osmane.
Këta të fundit e shtypën me forcë këtë kryengritje, ndërsa dibranët dhe matjanët luftuan heroikisht me burra dhe gra në luginën e Drinit duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave osmane.
Në fund kryengritja u shtyp, por pavarësisht kësaj, Porta e Lartë vendosi që për 50 vite të mos i merrte nizamë të rinjtë e kësaj zone.
Kënga i kushtohet pikërisht kësaj beteje.