Rrahu 19-vjeçaren dhe tentoi ta.../ Arrestohet shqiptari në Greqi

Aktualitet

Rrahu 19-vjeçaren dhe tentoi ta.../ Arrestohet shqiptari në Greqi

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi dhe dhunë fizike ndaj një 19-vjeçareje vendase, e cila po trajtohet në një spital në Selanik.

Konkretisht sipas njoftimit të policisë, pasditen e të premtes, vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të policisë së departamentit të sigurisë së Toumba-Triandria, se në orët e para të mëngjesit në zonën e Toumba, 25-vjeçari iu afrua dhe me dhunë fizike tentoi ta përdhunonte dhe t’i merrte çantën e shpinës.

Sipas mediave vendase, autori u arrestua nga efektivët e policisë greke, pasi u konstatua se edhe më parë kishte kryer akte që cenonin dinjitetin seksual të një shtetaseje 22-vjeçare, në një pallat në qendër të Selanikut.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjithashtu, gjatë arrestimit të tij u konstatua se ai kishte dhënë të dhëna të rreme identifikimi.

Ndërkohë materialet proceduriale për 25-vjeçarin i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

ME TE LEXUARAT