Arsenal ar'mësh në Kosovë, arrestohet gjermani, sekuestrohen 43 automatikë

Kosovë&Rajon

Arsenal ar'mësh në Kosovë, arrestohet gjermani, sekuestrohen
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar një gjerman nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve

Sipas njoftimit të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, i dyshuari me inicialet L.S. është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ku pas kontrollit dhe skanimit të automjetit me të cilin po udhëtonte, janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë verifikimin e origjinës dhe destinacionit të armëve të sekuestruara.

Autoritetet kanë bërë të ditur se publiku do të informohet për zhvillimet e mëtejshme, duke respektuar procedurat ligjore dhe integritetin e hetimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion