Avokati i nënës lehonë tregon "të fshehtat" e arrestimit: Dianën e denoncoi ish-vjehrri

Aktualitet

Avokati i nënës lehonë tregon "të fshehtat" e

Anton Kosteri, avokati që është marrë me çështjen e Diana Bahçjas tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se 25-vjeçarja u denoncua nga ish-vjehrri.

E reja e cila u arrestua duke lënë foshnjën 8-ditëshe në shtëpi, tashmë është liruar nga burgu.

Gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar në 50 ditë burg. Arsyeja e gjobës është braktisja e fëmijës që Diana ka nga martesa e parë.

“Ne kemi arritur të gjejmë vetëm 2 vendime të gjykatës. Vendimin e vitit 2020 që e ka dënuar me gjobë fillimisht për veprën penale të braktisjes së fëmijës së mitur dhe më pas vendimin e konvertimit.

Ajo është denoncuar në datën 9 qershor të vitit 2017 në komisariatin e policisë Mat. Aty ka filluar procesi, e ka denoncuar konkretisht, ish-vjehrri i cili ka pretenduar që Diana është larguar nga banesa në mënyrë të papritur dhe ka lënë fëmijën e mitur 8 muajsh.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe ish-vjehrra e më pas është konfirmuar dhe nga ish-bashkëshorti, që në fakt në momentin kur pretendohet se Diana është larguar nga banesa, ai nuk ka qenë në Shqipëri, por në emigrim në Greqi për arsye ekonomike,” – u shpreh avokati.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion