Ekuadori tronditet nga një tërmet me magnitudë 6.4, raportohet për katër të vdekur deri me tani
Një tërmet më magnitudë 6.8 ka goditur ditën e sotme një rajon bregdetar të Ekuadorit dhe Perusë, duke lënë të paktën 4 persona të vdekur.
Mediat e huaja raportojnë se banorët e zonave po përballen dhe me dëmtime strukture në banesat e tyre. Sipas Shërbimit Meteorlogjik thellësia e tërmetit ishte 66.4 km.
Për tërmetin ka reaguar edhe presidenti i Ekuadorit, i cili përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se “ Bëj thirrje për qetësi dhe të informoheni përmes kanaleve zyrtare”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Autoritetet peruane thanë se tërmeti u ndje në rajonin verior të vendit dhe se nuk kishte raporte të menjëhershme për dëmtime në njerëz apo struktura.