Bllokimi i fluturimeve në Rinas, shoqërohet në polici edhe ish-drejtori i Aviacionit Civil

Aktualitet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, shoqërohet në polici edhe

Policia ka shoqëruar edhe ish-drejtorin e Aviacionit Civil, Petrit Sulaj. Burimet bëjnë me dije se Sulaj është shoqëruar për t’i marrë një deklarim.

Më herët gjatë ditës, janë ndaluar tre kontrollorë të Albcontrol. Tre  kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, akuzohen nga ana e policisë për shpërdorim detyre.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet për situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me Shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes së ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

ME TE LEXUARAT