Genc Pollo kapet mat duke fotografuar votën, kujt do t’ia tregojë?

Politikë

Genc Pollo kapet mat duke fotografuar votën, kujt do t’ia

Një nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike Genc Pololo ka fotografuar votën e tij, ndërkohë që votoi për kreun e partisë.

Pollo ka plotësuar fletën e votimit për kandidatin e tij të preferuar nga katër që garojnë për postin e kreut të PD-së dhe më pas e ka fotografuar atë.

Duke qeshur, ai bën disa shkrepje dhe më pas e fut sërish telefonin në vesh.


Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike i janë drejtuar këtë të dielë qendrave të votimit, në 76 qendra në të gjithë Shqipërinë.

Një garë e fortë mes katër kandidatëve, atij aktual Lulzim Basha, Edit Harxhit, Agron Shehajt dhe Fatbardh Kadillit.

Anëtarësia iu drejtua kutive të votimit rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe votimit do të mbyllet në 19:00, për të vijuar më pas me numërimin e fletëve të votimit.

ME TE LEXUARAT