Gati Pediatria e re e Tiranës, Rama: Qenka për ‘uau’, nga standardet është si spitali i Fierit

Politikë

Gati Pediatria e re e Tiranës, Rama: Qenka për ‘uau’, nga

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Pediatrinë e re të Tiranës në Qendrën Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Rama theksoi se nga pikëpamja e standardeve është njësoj si Spitali Memorial Rajonal i Fierit që u ndërtua nga Turqia dhe u inaugurua dje.

“Qenka për ‘uau’, nga standardet është si spitali i Fierit. Spitalet do administrohen nga vetë sistemi autonom. Në sistemin turk ka qenë një problem shumë i madh para se të hynte sistemi i ri”, tha Rama ndër të tjera.

Ky investim sipas Ramës është një ëndërr e brezave të tërë.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” - Gati Pediatria e Re e Tiranës. Një ëndërr e brezave të tërë mjekësh, një investim i shumëpritur për kryeqytetin”, shtoi Rama.

Sipas tij Pediatria e Re e Tiranës është më bindëse për ata që e quajtën spitalin e ri të Fierit stallë pasi ishte vetëm me një kat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion