Pla'gosën rëndë me mjete të forta 38-vjeçarin, policia arreston 23-vjeçarin në Mirditë, shpall në kërkim vëllain e tij

Aktualitet

Pla'gosën rëndë me mjete të forta 38-vjeçarin,
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, finalizoi operacionin e koduar “Brothers”.

Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Gj., 23 vjeç, banues në Ndërfushaz, Rrëshen. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të  Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

23-vjeçari akuzohet se më datë 27.10.2026, në Rrëshen, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin J. Gj., 31 vjeç, ka goditur me mjete të forta, shtetasin E. Gj., 38 vjeç.

Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion