Trump, Putin dhe Xi Jinping në një tryezë, armët bërthamore në diskutim, Ukraina jashtë loje?

Bota

Trump, Putin dhe Xi Jinping në një tryezë, armët
Shtëpia e Bardhë konfirmon samitin trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, homologut të tij kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin, të enjten e ardhshme (19 nëntor), në Kinë.

Tre liderët do të ulen në të njëjtën tryezë në një samit të paprecedentë, i cili do të zhvillohet në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

Duhet theksuar se ky takim hap një kapitull të ri në rikthimin e presidentit rus në diplomacinë ndërkombëtare, pas nisjes së luftës në Ukrainë në vitin 2022.

Në axhendë do të jenë çështjet bërthamore dhe Lindja e Mesme

“Presidenti e ka bërë të qartë se do të trajtojë, ndër të tjera, çështjen e reduktimit të numrit të armëve bërthamore në botë. Presidenti Trump vlerëson se përhapja e tyre është shumë e rrezikshme”, deklaroi të premten në mbrëmje (13 nëntor) zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales.

Megjithatë, duhet theksuar se deri më tani as Kina dhe as Rusia nuk e kanë konfirmuar takimin e nivelit të lartë.

“Besoj se presidenti ka ndërmend të trajtojë çështjen e Iranit gjatë takimit trepalësh me Xi Jinping dhe Vladimir Putin”, komentoi një zyrtar amerikan, i cili kërkoi të ruante anonimitetin, gjatë një bisede telefonike me gazetarët.

Megjithatë, “Uashingtoni po ndjek një rrugë krejtësisht të veçantë negociatash me Kievin dhe Moskën”, shtoi ai, duke sqaruar se Kina “nuk është në thelb pjesë e këtyre negociatave. Prandaj, nuk duket e përshtatshme që të ngrihet çështja e Ukrainës”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion