Nga 27 mars deri 17 prill, ja sa është shtuar numri i ushtarëve në Ukrahinë dhe Rusi (Foto)

Prej javësh në tension është krijuar mes Ukrahinës dhe Rusisë, ku kjo e fundit ka përgatitur ushtrinë. Kjo situatë ka “ngritur” në këmbë europën, por edhe SHBA-në.

Ndërkohë, disa pamje të shkrepura më 20 prill, tregojnë grumbullime të pajisjeve ushtarake ruse në Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe përgjatë kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se fotografitë që janë përdorur në këtë tekst janë realizuar midis 27 marsit dhe 16 prillit nga Maxar Technologies, një kompani për imazhe satelitore që siguron “90 për qind të inteligjencës kryesore gjeohapësinore që përdoret nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Kreu i Maxar Technologies, Dan Jablonsky, tha për The Ëall Street Journal se kompania e tij i bëri publike këto fotografi sepse është e “përkushtuar për transparencë”.

Tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë rritur javëve të fundit, teksa vetë presidenti amerikan, Joe Biden, javën e kaluar njoftoi për sanksione të reja ndaj Moskës, për shkak të ndërhyrjes në zgjedhje dhe për sulmin masiv kibernetik SolarWinds.


