"Foltorja", kuksianët "bllokojnë" Rrugën e Kukësit për Berishën

Politikë

"Foltorja", kuksianët "bllokojnë" Rrugën e

Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të mbajë "foltoren" e rradhës në orën 17:30, në Pallatin e Kulturës në Kukës.

Një numër i konsiderueshëm simpatizantësh janë mbledhur tashmë në shesh për të pritur ish-kryeministrin, por nuk ka qenë i vogël numri i demokratëve që e kanë pritur Berishën tek trau i Rrugës së Kombit.

Me flamurë në duar dhe duke brohoritur “Berisha, Berisha”, ose “Rama ik, Basha ik”, një numër i madh qytetarësh “pushtoi” automjetin e Sali Berishës ndërsa ky i fundit zbriti për t’i përshëndetur.

Me flamujt kombëtarë dhe ata të Partisë Demokratike në duar, qytetarët bllokuan rrugën, ndërsa Policia Rrugore mundohet të sigurojë qarkullimin e automjeteve.

Disa ditë më parë Sali Berisha organizoi “Foltoren” e Gjirokastrës ku adresoi ndër të tjera edhe çështjen e krizës së paralajmëruar energjitike dhe nuk nguroi që ta cilësonte sërish liderin e PD, si një peng të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, në PD situata duket e tensionuar pasi vetëm dje kryetari i partisë i bëri të ditur Flamur Nokës se është shkarkuar nga pozicioni si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare ndërsa e paralajmëroi se mund ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar i PD –së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion