Fokusi tek rinumërimi i votave, Vasili: Ai që kërkon dorëhqjen e Bashës është i shitur tek Rama

Politikë

Fokusi tek rinumërimi i votave, Vasili: Ai që kërkon

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sërish për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se kërkon rinumërim të votave. Gjithashtu, ai flet edhe për dorëheqjen e Bashës, kërkuar nga anëtarët e PD. Sipas tij, ai që kërkon këtë gjë, është i shitur tek Edi Rama.

 

 

“Zgjedhjet vazhdojnë dhe opozita ka detyrë të mbrojë vullnetin e sovranit deri në rinumërimin e votës së fundit.

Çdo kërkesë për dorëheqje apo analizëe nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve të fshehë krimet zgjedhore dhe legjitimojë manipulimet e bëra.

Ndaj detyra e tërë opozitarëve të përqendrohemi te rinumërimi dhe transpareca e çdo vote.

Ndryshe kushdo që bën lojën e Satrapit të zgjedhjeve të lira dhe eshtë i shitur të ai”, shkruan Vasili në Facebook.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion