Eskorta dhe qeli burgu si hotel luksi? Drejtori i Policisë habit me deklaratën: Janë me AI

Aktualitet

Eskorta dhe qeli burgu si hotel luksi? Drejtori i Policisë habit me
Deputeti i Partisë Mundësi Erald Kapri ka kërkuar informacion në lidhje me atë që ndodh në burgje, pas raportimeve për futjen e personazheve të famshme nga bota e showbizit në burgje për personat e dënuar, apo raportimeve për dhoma luksoze, që të kujtojnë hotelet e luksit në Dubai.

Drejtori i Policisë, ka habitur me përgjigjen e tij, duke u shprehur se disa nga pamjet që qarkullojnë janë të krijuara me Inteligjencë Artificiale. Ai ka shtuar se personat e dënuar me shumë vite burg, kanë të drejtën e personalizimit të qelive, sa kohë që do të kalojën një kohë të gjatë aty.

“AI është problem i madh, ka pasur raste por disa janë problem i madh. AI ëhstë problem i madh duhet rregulluar,. Nuk nka pasur pajisje të ndaluara por sende të tepërta.

Për krimet e rënda për të cilat janë të dënuar mbi 15 vite, edhe bota ka të drejtën të personalizojë dhomën sepse do të kalojë jetën aty. Ne nuk jemi në këto kushte. Duhet të marrim vlerë edhe këtë, a ka fuqi kjo polici që të veprojë e reagojë? Ajo nuk ekziston më. Kur ka dalë në media ajo nuk ka qenë, ka dalë më vonë në media”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion