Policia ndëshkon sërish protestuesit, 21 gjoba me nga 50 mijë lekë për bllokimin e rrugës

Aktualitet

Policia ndëshkon sërish protestuesit, 21 gjoba me nga 50 mijë
Policia e Tiranës ka vendosur këtë të hënë 21 gjoba ndaj disa protestuesve, në vlerën 5 000 lekë, të cilët gjatë tubimit të djeshëm bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 21 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion