“Do përfundojnë në burg”, Bardhi hedh akuza të rënda: Ja ç’po bën Taulant Balla

Politikë

“Do përfundojnë në burg”, Bardhi hedh akuza të

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi  në një status në Facebook deklaroi se elementë të krimit të organizuar janë të përfshirë në mënyrë aktive në Elbasan, duke mbështetur Taulant Ballën e PS.

“Bandat janë të përfshirë në zgjedhje, kemi fakte publike dhe nga institucione ligjzbatuese përfshirë SHISH, që elementë krimit të organizuar janë të angazhuar për PS-në dhe Taulant Ballën, për të shantazhuar qytetarë dhe për të blerë vota”, tha Bardhi, në një intervistë televizive.
“Unë dhe ekipi im jemi angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme, dhe këtë jemi vendosur ta bëjmë me çdo kosto”, shtoi ai.

Bardhi paralajmëroi se individë të angazhuar në shantazhe dhe blerje votash do të përfundojnë në burg.
 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion