Një nga minat nuk shpërtheu, flet i penduari i drejtësisë: Më dhanë 300 mijë euro për të vrarë Domart Konjarin

I penduari i drejtësisë, Enver Jamaku ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve duke deklaruar se grupi kriminal i Blendi Dedës e Paris Prengës, i premtoi atij 300 mijë euro për të vrarë Domart Konjarin.
Falë “zbërthimit” të tij në Tiranë janë zbuluar të paktën 19 baza armatimi, dhe kanë rënë në pranga të paktën 10 persona. Enver Jamaku rrëfen se Deda e Prenga do ta vrisnin Konjarin për motive hakmarrje, pasi dyshonin se ai kishte vrarë mikun e tyre të ngushtë, Dëfrim Kasmin.
“U takova me ta në një kafe dhe më thanë të vendosja lëndë eksplozive një automjeti Mercedez Benz, me targa Gjermane, që mund ta përdorte Domart Konjari.
Më premtuan se nëse ai person vdiste, do të më jepnin 300 mijë euro. Do të bëhesh me shtëpi, më thanë. Me treguan se me atë makinë Konjari vinte tek lokal Bermont në Kinostudio, ndërsa shtëpinë e kishte te rruga ‘Siri Kodra’ në afërsi të ish frigoriferit, në një pallat në ri. Ma treguan. Ishte një person rreth 45-50 vjec i mbushur në trup dhe mbante kapele me strehë”, rrëfen Jamaku.
“Minat mesa di i kishin siguruar në Shkodër. Më dhanë dhe një makinë me qëllim që të ndiqja Domartin, si dhe një telefon Enkro për të komunikuar me ta. Me informuan se makina ndodhej e parkuar te ‘Siri Kodra’. Telefonova kushëririn tim Ermondin, i cili kundrejt pagesës kishte pranuar të vinte minat tek automjeti. Ai i montoi”, shpjegon i penduari.
Enver Jamaku thotë se kushëriri i tij e priti personin që të hynte në makinë dhe me pult komandoi minat ne distancë, por njëra prej tyre nuk shpërtheu. Në fakt, shënjestra e tyre, Domart Konjari, as që ishte prekur, sepse në makinë hyri kunati i tij Artajn Bylyku, i cili gjithashtu për fat, nuk pësoi dëmtime.
Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.


