"Dikush duhej të ishte në burg sot", Meta: Nuk jane patronazhistë, janë fuksa si të komunizmit

Politikë

"Dikush duhej të ishte në burg sot", Meta: Nuk jane

Presidenti Ilir Meta ka dale ne nje konference per media ne lidhje me situaten zgjedhore.

Ai komentoi ceshtjen e databazes se votave, ku tha se priste qe dikush te ishte ne burg per te dhenat personale te 1 milion qytetareve te cilat jane shperndare dhe tashme i kane te gjithe.

"Prisja qe dikush te ishte ne burg. Nuk jane patronazhiste, por jane fuksa, fuksa qe kane funksionuar gjate regjimit komunist", tha Meta.

Ai beri me dije se ka prova qe do dalin ne ditet ne vijim, qe tregojne se patronazhistet monitorojne qytetaret ne rrjetet sociale dhe pasi shikojne orientimin politik te tyre, verifikojne nese kane probleme me tatimet apo me patenten dhe me pas u kontaktojne qytetaret duke u ofruar zgjidhje kundrejt mbeshtetjes per PS, citon lajmifundit.al. Meta beri me dije se ne ditet ne vazhdim, do te kete padi te reja qe do ti drejtohen organeve te drejtesise.

"Do kete prova te reja per patronazhistet, qe jane fuksa, jane nje gestapo moderne, qe monitorojne qytetaret dhe u krijojne probleme e me pas zgjidhjen e tyre ua ofrojne ne kembim te mbeshtetjes se PS", theksoi Meta./lajmifundit.al 

ME TE LEXUARAT