Deputetët e qarkut e braktisën, Berisha pritet me daulle në Dibër

Politikë

Deputetët e qarkut e braktisën, Berisha pritet me daulle në

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon foltoren e 10-të në qytetin e Dibrës.
Një grup simpatizantësh të Berishës e kanë pritur me daulle, e cila zakonisht është traditë të përdoret nëpër dasma në Dibër, kur “dajat” shkojnë te nipi ose mbesa.

Në këtë takim që është i 10-ti, Berisha nuk është shoqëruar nga asnjë deputet i PD-së në Dibër, as nga Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku dhe Dhurata Çupi.


Besniku i tij është Flamur Noka, ndonëse ky i fundit nuk është deputet i këtij qarku. Pas shpalljes “Non Grata” nga PD, Berisha ka nisur aksionin siç thotë ai për zhbërjen e vendimit të kreut të PD Lulzim Basha duke mbledhur Kuvendin Kombëtar të partisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion