Shpërndarësi i picave përplaset nga një makinë, pak ditë më parë ishte operuar

Aktualitet

Shpërndarësi i picave përplaset nga një makinë, pak

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rreth-rrotullimin në afërsi të Urës së Goricës në Berat.

Një 32-vjeçar i cili po udhëtonte me një motor me të cilin shpërndante pica në qytet, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një makinë përpara tij.

Përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë dhe për pasojë 32-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Kjo edhe për shkak se i riu kishte dalë nga spitali pak ditë më parë ku kishte kryer një operacion.


Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident Geri Sulkaj,24-vjeç është shoqëruar në rajon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion