Berisha sfidon Bashën nga Dibra: Kemi mbledhur dy të tretat e votave për thirrjen e Kuvendit

Politikë

Berisha sfidon Bashën nga Dibra: Kemi mbledhur dy të tretat e votave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se peticionin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar e kanë firmosur mbi 2/3 e delegatëve të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit. Lideri historik i demokratëve tha gjatë takimit që zhvilloi në Dibër se ky vendim i tyre vjen në një moment historik për PD dhe për vendin.  

“Kam ardhur sot këtu me një kënaqësi të veçantë për të falenderuar të gjithë demokratët dhe demokratët e Dibrës për mbështetjen që i kanë dhënë PD që nga themelimi i saj deri sot.

Dua të falenderoj të gjithë, në mënyrë të veçantë, të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit të cilët kanë firmosur tashmë mbi 2/3 vendimin e tyre, për të mbledhur në një moment historik për PD dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD, Kuvendin e ringritjes së kësaj force politike në lartësinë  e idealeve të saj si opozita më e fuqishme e vendit”, tha Berisha.

Kujtojmë që një ditë më parë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se nuk do të hedhë në votim në forumet e PD-së vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve apo të zgjedhurve të partisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion