Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat në Vlorë (VIDEO)

Aktualitet

Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe

Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike pritet të përfshijnë Gjirin e Vlorës gjatë datave 25 dhe 26 nëntor. 

Për këtë arsye, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar ndalimin e dhënies së lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës.

Sipas njoftimit, kufizimi nis sot, në orën 15:00, dhe do të jetë në fuqi deri më 26 nëntor, në orën 20:00. Era pritet të fryjë nga drejtimi jug-juglindje, me forcë 6-7 ballë dhe shpejtësi 15-20 metra në sekondë, ndërsa dallgët parashikohet të arrijnë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Autoritetet detare u kanë kërkuar subjekteve dhe institucioneve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë lundrimin normalisht. Përmirësimi i kushteve për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit pritet pas orës 22:00 të datës 26 nëntor.

VIDEO

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion