Bllokuan Rinasin, Prokuroria kërkon burg për dy kontrollorët, ndërsa "arrest shtëpie" për...

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për kontrolloren ajrore Flora Ndreca e cila u arrestua për shkak të bojkotit të punës.
Ndërkohë për dy të arrestuarit e tjerë, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, është kërkuar arrest me burg.
Seanca do të zhvillohet ditën e nesërme.
Tre kontrollorët pretendohet se janë edhe ogranizatorët e protestës, ku kërkohet përmirësim i kushteve të punës dhe pagave.
Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Më herët, avokati i tyre tha se akuza e shpërdorimit të detyrës nuk mund të qëndrojë, me argumentin se, kontrollorët nuk janë punonjës të administratës publike, ndërsa shtoi se Albcontrolli është sh.a, dhe i pavarur nga shteti.
Sipas nenit 249 të Kodit Penal, personat që kanë shpërdoruar detyrën mund të gjobiten ose të dënohen deri në 7 vite burg. Prokuroria ka marrë nën hetim çështjen, ku ka sekuestruar dokumentacionin e nevojshëm.


