Berisha thirrje Ramës: Hajde përballemi në debat! Lëri monologjet me zhapikë!

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me demokratët tek Fusha e Aviacionit në Tiranë, i bëri ftesë kryeministrit Edi Rama që të përballen të dy në debat.
Berisha tha se Rama dhe të gjithë partitë politike para 11 majit duhet të bindin qytetarët me programe jo "monologe me zhapaikë dhe zhaba"
“Nuk kam dëshirë ta takoj atë njeri, por e ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri monologjet me zhaba e zhapikë, si ta kesh dëshirë, hajde të dalim, urdhëro të dalim para qytetarëve dhe të paraqesim programin para qytetarëve shqiptarë.
Por nuk vjen ai!
Nuk vjen, sepse kuptova se ai ka frikë nga vetja e tij. Ai nga mëngjesi deri në darkë beson gënjeshtrat e tij. Del e nxjerr një pasaportë që e bëmë ne me reformat tona dhe thotë se ja pasaporta europiane, por ADN e integrimit është ADN e PD-së”, u Berisha.


