U shtir si zyrtar në internet për të përfituar 1 milion euro, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

U shtir si zyrtar në internet për të përfituar 1 milion
Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se u prezantua si funksionar publik në platformat online për t’i marrë 1 milion euro një 54-vjeçari. I riu u kap në flagrancë teksa po merrte paratë, në kuadër të operacionit policor “Request”.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Request”.

Do t’i merrte 1 milion euro, një 54-vjeçari, pasi i ishte prezantuar në platforma online, si funksionar publik, arrestohet duke marrë paratë, 25-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda speciale, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, menjëherë pas denoncimit të një 54-vjeçari, se dyshonte se e kishin mashtruar në platforma komunikimi online nëpërmjet përdorimit të identitetit të një funksionari publik, për të dhënë 1 milion euro, u finalizua operacioni i koduar “Request”.

Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë.

Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion