Zjarr i madh në pallatin pranë Parisit, shënohet një viktimë dhe 30 të lënduar

Bota

Zjarr i madh në pallatin pranë Parisit, shënohet një
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në Fontenay-sous-Bois, pranë Parisit, duke shkaktuar një viktimë dhe rreth 30 të plagosur, mes tyre edhe efektivë zjarrfikës.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, një person ka humbur jetën. Sipas bilancit të fundit të autoriteteve lokale, rreth 15 banorë dhe 15 zjarrfikës kanë marrë lëndime.

Për shkak të rrezikut, ekipet e emergjencës evakuuan banorët e 10 kateve poshtë zonës së përfshirë nga flakët, ndërsa personave që ndodheshin në katet e sipërme iu kërkua të qëndronin në apartamentet e tyre gjatë ndërhyrjes.

Tre zjarrfikës u transportuan në një spital ushtarak, dy prej tyre me lëndime serioze, por pa rrezik për jetën. Sipas autoriteteve, zjarri tashmë është vënë nën kontroll dhe është përjashtuar rreziku nga rrjedhja e gazit.

Zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në vendngjarje, ndërsa për banorët e prekur është hapur një qendër pritjeje në një shkollë pranë pallatit.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion