Shënohet viktima e 60-të nga tragjedia në Koçan, humb jetën menaxheri i diskotekës që u shkrumbua!

Bota

Shënohet viktima e 60-të nga tragjedia në Koçan, humb

Aleksandar Karadakoski, menaxheri i diskotekës “Puls” në Koçan, i cili pas zjarrit është dërguar për trajtim në Lituani, vdekur, raportojnë mediat maqedonase..Ai është viktima e 60-të e tragjedisë në Koçan dhe ishte njëri nga të dyshuarit në hetimin e zjarrit.

Në orët e para pas mesnatës së 16 marsit, në qytetin e Koçanit shpërtheu një zjarr në një lokal nate nga lëndë piroteknike gjatë një mbrëmjeje argëtuese ku si pasojë atë natë humbën jetën 59 persona dhe mbi 170 të tjerë u lënduan. Nga hetimet pas ngjarjes rezultoi se objekti në fjalë ishte i palicencuar ndërsa autoritetet nisën procedura hetimore ndaj të paktën 34 personave, mes të cilëve edhe menaxheri i lokalit Karadakoski.

I përfshirë në hetime pas zjarrit është edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa kryetari i Komunës së Koçanit, Lupço Papazov dha dorëheqje pas incidentit tragjik.

Maqedonia e Veriut shpalli shtatë ditë zie pas tragjedisë në Koçan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion