Berisha: Më dërguan njerëz për koalicion Basha-Rama

Politikë

Berisha: Më dërguan njerëz për koalicion Basha-Rama

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se gjykatësit e Apelit lexuan si vendim një shkresë të hartuar nga Elira Kokona, një eksponentë e rrezikshme e mafies së Ramës, siç e quajti ai.

Duke folur në mbledhjen me kandidatët e Primareve, Berisha tha se “në këtë kontekst keni një epërsi shumë të madhe nga kandidatët e mafies shtetërore.

Edi Rama me qëllim që të na pengonte që të hynim në zgjedhje e shtyu në tre ditët e fundit vendimin e gjykatës.

Gykatësit lexuan një shkresë që u kishte ardhur aty me Elira Kokonën, një eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës”.

Sipas tij “ky skenar nuk ishte vetëm i Edi Ramës. Morën peng ish kryetarin dhe duhet t’u them ju dhe qytetarëve shqiptarë se ka qenë kundërshtimi im i prerë para të dërguarve të Bashës dhe Ramës që PD të bëjë koalicion me PS, ai që pastaj nxiti të gjitha veprimet ndaj meje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion