Zhdukja e Ervis Martinajt, zbardhet kallëzimi i familjes: Ka mbyllur telefonin, rrezikohej nga...

Aktualitet

Zhdukja e Ervis Martinajt, zbardhet kallëzimi i familjes: Ka mbyllur

Vendimi i gjykates se larte ndaj ish policit Jeton Lami qe akuzohet se bashkepunonte Ervis Martinajn duke e ndihmuar ate gjate levizjeve te tij teksa ishte ne kerkim, zbardh edhe rrethanat e plota te kallezimit qe familja ka bere per zhdukjen e mbretit te lojerave te fatit.

Kallezimi eshte bere nga xhahaxi i Martinajt, dhe ne te, te afermit e biznesmenit permendin edhe persona konkrete te cilet sipas tyre ishin kercenim per Ervis Martinajn.

Rrethanat e çështjes

1. Nga aktet e procedimit penal rezulton se; në datë 10.08.2022 shtetasi Faik Haxhi Martinaj, i datëlindjes 15.12.1966, banues në Fushë- Kuqe, paraqiti një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin. Ai është xhaxhai i shtetasit Ervis Martinaj, datëlindjes 06.10.1982, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Kallëzuesi bëri me dije se kishin humbur kontaktet me nipin e tij, ndërkohë që ky fundit ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar (Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.42, datë 17.05.2022 ka caktuar masën e sigurimit personal "arrest në burg” për veprat penale të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 933/a dhe 334 të Kodit Penal).

Shtetasi Faik Martinaj në kallëzimin e tij ka shpjeguar se në datë 09.08.2022, rreth orës 22.00, janë njoftuar nga një i afërmi i tyre që ndodhet jashtë shtetit dhe që për arsye sigurie nuk e identifikon me emër, i cili kishte humbur kontaktet me nipin e tij Ervis Martinaj.

Telefoni i këtij të fundit rezultonte i fikur, çka e bënte të dyshonte se mund të ishte zhdukur nga persona të paidentifikuar. Shtetasi Faik Martinaj shpjegon se që prej kohës që nipi i tij Ervisi është shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, ai dhe familja e tij nuk kishin pasur kontakte me të dhe nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij.

Zhdukja e Ervis Martinajt, zbardhet kallëzimi i familjes: Ka mbyllur

2. I pyetur lidhur me motivet dhe personat që mund të jenë përfshirë në zhdukjen e nipit të tij, ky shtetas sqaron se që prej dhënies së dëshmisë së shtetasit Nuredin Dumani, i cili e akuzonte nipin e tij Ervisin për disa krime të rënda, kishin filluar edhe problemet për Ervisin, duke hedhur dyshime për grupe kriminale.

Lidhur me faktin e kallëzuar është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale edhe shtetasi Mustafa Martinaj, babai i shtetasit Ervis Martinaj, i cili ka dhënë të njëjtat shpjegime lidhur me kohën dhe rrethanat e zhdukjes së djalit të tij Ervis Martinaj, duke deklaruar se kontakt i fundit me të kish qenë në datë 09.08.2022, ora 19:30 (me të afërmin e tyre që ndodhet jashtë shtetit dhe që nuk tregohet se kush është).



3. Pas referimit të akteve, në datë 11.08.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin penal nr. 203, viti 2022 për veprat penale "Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Në datë 15.08.2022, në vijim të veprimeve hetimore është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Sadete K, e datëlindjes 01.10.2000, banuese në Durrës, e cila rezultonte të ishte një nga kontaktet e shtetasit Ervis Martinaj. Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se, me shtetasin Ervis Martinaj është njohur në muajin Janar të vitit 2022, pasi ai i ka shkruar në rrjetin social "Instagram".

Ervisi ka pasur adresën në instagram me emrin “King Simba" dhe foto profili ka pasur një luan. Pas disa komunikimeve, për herë të parë është takuar me Ervisin në Durrës, në datë 07.01.2022, përpara hotel "Palace" në plazh.

Ervisi kishte shkuar vetëm, me një automjet "BMW", seria 7, targat e të cilit nuk i mban mend. Atë ditë është nisur bashkë me Ervisin me mjetin që përmendi më lartë për në Tiranë, por duke qenë se kishte trafik rrugës janë kthyer dhe kanë shkuar tek "Arbëria Palace" në Fushë-Milot, ku kanë pirë kafe dhe më pas kanë shkuar për të ngrënë drekë në Patok, tek lokali i hallës së Ervisit, i cili ishte me shtëpiza të vogla dërrase. Pas këtij takimi kanë vijuar takimet normalisht me Ervisin.

4. Në datë 05.08.2022, rreth orës 17, deklaruesja është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë, pasi kishte komunikuar me Ervisin në aplikacionin "Telegram", për të parë një shtëpi që do e merrte me qira.

Pasi ka parë shtëpinë, ka marrë një taksi dhe ka shkuar tek "Hygeia" në Tiranë, pasi Ervisi i kishte shkruar që po e priste atje. Ervisi ka qenë në një automjet "Audi" A-8, me targa të huaja, i ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa në vendin e drejtuesit ka qenë një person tjetër, që Ervisi e mbante afër vetes si shofer, rreth 30 vjeç, me flokë pak të rëna përpara dhe mbante pak mjekër.

Ajo ka hipur në ulësen e pasme të mjetit dhe janë nisur nga Tirana për në Durrës. Fillimisht bënë një xhiro me mjet deri në Golem dhe më pas kanë shkuar tek hotel "Adriatiku".

E pyetur lidhur me rezervimin e dhomës së hotelit shtetasja Sadete Kokomani ka shpjeguar se, dhomën e ka rezervuar personi që i shoqëronte (shoferi), ndërsa ajo me Ervisin kanë shkuar tek bari i hotelit dhe më pas janë ngjitur tek dhoma e hotelit, ku kanë qëndruar deri ditën e nesërme në datë 06.08.2022 rreth drekës, kohë kur janë larguar nga hoteli./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT