Basha në Elbasan: Plan të veçantë për gruan, përbën gjysmën e shoqërisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale të 25 prillit këtë të hënë është takuar me gratë sipërmarrëse në Elbasan.
Basha në fjalën e tij ka theksuar se ekspertët e opozitës kanë hartuar një plan të veçantë në lidhje me rolin e gruas në sipërmarrje, duke bërë të mundur që roli i tyre të jetë më i dukshëm dhe vendimtar,
Kryedemokrati tha se me planin e Partisë Demokratike për biznesin, i cili parashikon që çdo biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5% të xhiros vjetore në vit, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe të naftës.
Ai gjithashtu tha se një vendim tjetër i qeverisë së ardhshme do të jetë anulimi i procesit të fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.

