Nesër nis Ramazani për myslimanët, viti i dytë radhazi nën kufizimet e rrepta për shkak të Covid-19

Aktualitet

Nesër nis Ramazani për myslimanët, viti i dytë radhazi

Më 13 prill, nis muaji i Ramazanit për besimtarët myslimanë, ndërsa shënohet viti i dytë radhazi që besimtarët janë të kushtëzuar për shkak të masave të vendosura për parandalimin e Covid-19. Në vendin tonë, është zgjeruar fasha e qarkullimit, me dy orë më shumë, 22:00. Por, kryeministri ka bërë apel për shumë kujdes.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në Pakistan klerikët kanë nxitur njerëzit të ndjekin procedurat e sigurisë, ndërsa vendi është në izolim për të luftuar e kontrolluar valën e tretë të virusit. Pjesa më e madhe e marketeve dhe qendrave tregtare janë të mbyllura ndërsa janë lejuar të qëndrojnë të hapura vetëm dyqanet e frutave dhe perimeve.

Në Marok deklarojnë se do të mbajnë në fuqi shtetrrethimin gjatë natës ndërsa Tunizia po lehtëson kufizimet duke lejuar daljen deri në orën 22:00. Ndryshe nga herët e tjera kur besimtarët falnin namazet së bashku në xhami, këtë vit sërish numri i besimtarëve në xhami do të jetë i kufizuar në 20-30% të kapacitetit të tyre të zakonshëm.

Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Në mënyrë që të shmangen mbledhjet e mëtejshme jashtë xhamive, vaktet tradicionale para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit, Syfyri dhe Iftar, të cilat shpesh ndaheshin në çadrat publike të Ramazanit, do të ndalohen në të gjithë rajonin.

 

ME TE LEXUARAT