Basha kujton 25-vjetorin e ekzekutimit të ish-drejtorit të burgjeve: Vrasje me prapavijë politike

Politikë

Basha kujton 25-vjetorin e ekzekutimit të ish-drejtorit të burgjeve:

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar 25-vjetorin e vrasjes së themeluesit të Shoqatës Antikomuniste Demokratike kolonel Bujar Kaloshit.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se vrasja e tij ishte atentati i parë kriminal me prapavijë politike në vitet e para të demokracisë.

Ai e kujton Kaloshin si model i integritetit dhe patriotizmit i cili ka qenë dhe themelues i degës së Partisë Demokratike në Lushnje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“25 vjet më parë u ekzekutua në një atentat kolonel Bujar Kaloshi, themelues i Shoqatës Antikomuniste Demokratike, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Kaloshi ishte një ndër nismëtarët dhe organizatorët e proceseve demokratike dhe themelues i PD Dega Lushnjë. Atentati kriminal ndaj Bujar  Kaloshit ishte akti i parë terrorist me prapavijë politike në vitet e para të demokracisë ndaj një zyrtari të lartë. E përkujtojmë me nderim të thellë Bujar Kaloshin, model i integritetit dhe patriotizmit, dekoruar me titullin e lartë Nderi i Kombit” – shkruan Basha në Twitter.

Më herët e ka kujtuar dhe deputeti i zgjedhur i PD-së, Tritan Shehu. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ish-zyrtari i lartë i shtetit shqiptar, u vra “nga skutat me te errëta e kriminale të të kaluarës”.

Persekutimi i familjes “Kaloshi” dhe i të afërmëve të saj nga diktatura komuniste e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabjan  Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si i biri i një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe organizatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes.

Pas ardhjes së demokracisë u emërua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak (Laë Faculty and Military College) u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve me gradën Kolonel. Nismëtar dhe themelues i Shoqatës Antikomuniste Demokratike, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes. Më 26 korrik 1996 u vra në detyrë. Vrasja e bujshme tronditi mbarë opinionin. Vrasja e tij u konsiderua si një akt terrorist i organizatës  kriminale “Hakmarrja për drejtësi”

ME TE LEXUARAT