"Basha arrogant", dorëhiqet kryetari dhe 13 anëtarë të degës së PD në Korcë

Anetaret dhe kreu i Partisë Demokratike në degën e Korçës, Andrea Mano kane dhënë dorëheqjen.
Kerkesen per largim nga detyra e ka dorëzuar edhe sekretari i PD-së në këtë degë si dhe 13 anëtarë të kësaj partie në Korçë.
Në një letër publike, ata thonë se motivacioni e dorëheqjes së tyre, eshte lidershipi i PD duke hedhur akuza ndaj Lulzim Bashes.
“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale.
Me veprimet apo mosveprimet e tij, ka hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë.
Gjithashtu me kë3të mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës.
Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie.
Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”, thuhet në letër.



