Fati i trishtë i emigrantes 18-vjeçare, motra e saj i bën dedikimin prekës: A pate shumë dhimbje shpirti jem?

Kosovë&Rajon

Fati i trishtë i emigrantes 18-vjeçare, motra e saj i bën

Një nga viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci dy ditë më parë, ishte edhe 18-vjeçarja Anjeza Bellanica. Përmes një postimi në Facebook, motra e saj, Yllza shkruan fjalët që prekën të gjithë.  

“Anjez o shpirt motres, o drita e syve t’mi edhe engjëjt ta kanë lakmin sa e bukur je. S’po m’besohet qe motra skam me t’pas ma. A pate shume dhimbje shpirti jem? Anjez e çka tash me planet tona për t’ardhmen qysh du me jetu un pa ty? Ti e din qe un edhe ni dit t’vetme pa ty nuk e baj.

Kush m’pret mu n’shpi ty kesh tash ma? A thu a ka me than prap babi qe kur po vi n’shpi e po ju shoh po m’heket lodhja ? Po mami Anjez? Ajo s’mun pa neve dyjave e din ti. O shpirti jem Allah-u t’kish dasht ma shum se na e t’morr ty me na prit neve. Ti ki me kon gjeth me neve ti je shpirti jem. Pusho e qet engjëll”, shkruan ajo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në aksidentin tragjik ndërruan jetën 10 emigrantë nga Gjermania, mes tyre edhe të rinj.

ME TE LEXUARAT