Aleanca i dhuron Bashës maketin e Teatrit: Mbaje në zyrë të kujtosh përpjekjen e përbashkët!

Politikë

Aleanca i dhuron Bashës maketin e Teatrit: Mbaje në zyrë të

Në sheshin i Teatrit Kombëtar, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka mbajtur një takim elektoral ku ai ka marrë edhe një dhuratë surprizë.

Basha i është dhuruar një maket të Teatrit Kombëtar sikurse ishte para se të shembej nga aktivistët e Teatrit Kombëtar.

Ka qenë regjizori Robert Budina ai që ia ka dorëzuar këtë dhuratë Bashës, i cili i kërkoi Bashës ta mbajë në zyrë maketin për të realizuar qëllimin e përbashkët.

Budina: Kemi një dhuratë për liderin e opozitës, Lulzim Basha. Maket i teatrit i prodhuar nga arkitektët. Përmasat janë marrë gjatë 3 viteve të protestës. Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët. Rikthimi i Teatrit është edhe rikthim i vlerave qytetare dhe të kulturës. Të rikthehet. Me rikthimin e tij do jetë dhe rikthimi i vlerave dhe kulturës.

Kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE. NE u sulmuam nga një kryeministër që vjen nga fusha e kulturës. Kemi mbërritur në ditën që Teatri mos ndërtohet dhe këtu ngrihen vlerat e korrupsionit. Për këtë kemi mbështetjen e Evropës. Ju uroj ta mbani në zyrë.

Basha nga ana e tij tha se do t’i qëndrojë nënshkrimit të tij për ndërtimin e godinës së Teatrit siç ka qenë, duke shtuar se pavarësisht se nuk shquhet për tone të forta.

Basha: Ata që e shembën bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja mbarojë, bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim. Unë nuk shquhem për tone të forta, as për metafora agresive, por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet dhe po ju them sot se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit të dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por kujtuesi i përditshëm deri sa Teatri të ringrihet siç ishte, aty ku ishte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion