Akuzat për Rindërtimin/ Rama i kthen përgjigje komentuesit: Mos u mërzit nga gjërat e mira që bëhen

Politikë

Akuzat për Rindërtimin/ Rama i kthen përgjigje komentuesit: Mos u

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video me shtëpitë e rindërtuara në Fushë Krujë, por nuk kanë munguar komentet negative. Rama iu përgjigj njërit prej tyre, i cili akuzonte qeverinë se vodhi fondet për rindërtimin dhe se banesat e rindërtuara janë bërë me donacione nga jashtë.

“Ça bravo me ça bravo i thoni këtij, apo ça prisnit lekët e botës t’i gllabëronte të gjitha, po normal që do ndërtoje se s’mund t’i vjedhë dot të gjitha se bien shumë në sy ashtu”, thotë komentuesi.

Ndërsa Rama i përgjigjet duke i thënë se kur “bota” kontribuon për rindërtimin, nuk ja jep lekët qeverisë, por bën cdo veprim vetë.

“Nuk ka lekë bote këtu i dashur Enes dhe që të jesh i mirëinformuar, për ato projekte që bota kontribuon për Rindërtimin nuk ia jep lekët qeverisë, po i bën të gjitha vete, projektet, tenderat, kontratat me kompanitë… U kuptuam besoj, kështu që mos u mërzit nga gjërat e mira që bëhen, se për njerëzit janë”, i përgjigjet Rama

Akuzat për Rindërtimin/ Rama i kthen përgjigje komentuesit: Mos u

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion