Aksioni në veri, qytetarët serbë dhunojnë gazetarët dhe kamermanët

Situata në veri, pas aksionit kundër kontrabandës ka degraduar. Mediat kosovare shkruajnë se qytetarët serbë kanë sulmuar gazetarët dhe kameramanët në Mitrovicën e Veriut. Më herët qytetarët serbë reaguan keq edhe ndaj policisë, duke kundërshtuar aksionit e tyre.
Për më tepër, në Lagjen e Boshnjakëve janë sulmuar edhe gazetarët dhe kameramanët që po qëndrojnë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës ka nisur sot një operacion në disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore, ku është goditur rrjeti i kontrabandës.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim. /Express


