Agim Baçi zbulon prapaskenat në PD: Izraelitët i kërkuan Bashës në 2017 të largonte Berishën

Politikë

Agim Baçi zbulon prapaskenat në PD: Izraelitët i kërkuan

Popullariteti i që i ka sjellë “Foltorja” Sali Berishës ishte temë e emisionit “LOG” mbrëmjen e djeshme në “ABC”. Agim Baçi, ish-kandidat i PD-së në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit tregoi një prapaskenë të 4 viteve më parë në PD në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës.

Baçi u shpreh se një kompani izraelite, që ishte kontaktuar nga Partia Demokratike për të bërë fushatën e demokratëve pasi bëri një sondazh në publikun shqiptar, i vendosi kusht Lulzim Bashës që të pranonte, duhet të largonte Sali Berishën nga lista e kandidatëve për deputetë.

Historia më pas dihet. “Lulzim Basha nuk pranoi dhe kompania u largua” tha Baçi. Ish-kryeministri, Berisha ishte në dijeni, tha më tej Baçi dhe kur e pyeti Bashën se përse ikën izraelitët, lideri aktual i PD-së i tha “nuk pranova që të largoja ty nga lista”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion