A u hoq "non grata", dalin dokumentet, Sali Berisha kërkoi dy herë vizë për në SHBA

Politikë

A u hoq "non grata", dalin dokumentet, Sali Berisha kërkoi dy

Sali Berisha i ka drejtuar 2 herë kërkesë sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me qëllim pajisjen me vizë të SHBA-ve, për të udhëtuar atje.

Dokumenti i publikuar diten e sotme, tregon kërkesen mban firmën e 15 organizatave shqiptare në SHBA, të cilat janë edhe sponsorat e pagesës 6 milionë dollarëshe në emër të PD-së, për kontratën e lobimit në SHBA.

Kërkesa është publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Në të njëjtën faqe vijon të jetë i publikuar edhe sanksionimi i Sali Berishës “non grata”.

“Ne i kërkojmë me respekt Departamentit të Shtetit të SHBA-së të lëshojë një vizë hyrje-daljeje për Prof. Sali Berishën, duke i mundësuar atij të marrë pjesë në këto ngjarje të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.

Prania e tij do të përforcojë lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke çuar më tej angazhimin tonë të përbashkët ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në dokument.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion