Konflikt i rëndë në familjen shqiptare, adoleshenti qëllon me armë zjarri motrën

Kosovë&Rajon

Konflikt i rëndë në familjen shqiptare, adoleshenti qëllon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës në Ferizaj të Kosovës, ku një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Mejdi Xhaferri”, ku pas të shtënave, i riu u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt konfirmoi se i dyshuari, shtetasi E.M., është lokalizuar dhe ndaluar në kohë të shpejtë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar.

E plagosura mori ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet në vendin e ngjarjes janë kryer nga ekipi hetimor, ndërkohë që motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion