“A je krenar për patronazhistët?”, ja si i përgjigjet Rama gazetares

Pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit Edi Rama dhe të ambasadorit të BE, Luigi Soreca, dy zyrtarët po përballen me pyetjet e gazetarëve. Një prej tyre duke iu referuar progress raportit të KE, pyeti Ramën nëse është krenar për patronazhistët, një temë kjo që u bë bujë në kohën e zgjedhjeve.
“Nuk ka parti politike pa patronazhistë. Është infrastruktura e një partie politike. Jo jam krenar, por edhe më krenar se ç isha para zgjedhjeve. Pa ata, sot nuk do ishim një makineri e pathyeshme, por një foltore. Ndërkohë që raporti flet për pretendime që po hetohen, nuk flet për patronazhistët. Do hetohen deri në fund”, tha kryeministri Edi Rama.


