30 vite PS, Rama falënderon Nanon: Ka qenë babai im politik që në fillim e desha, pastaj e vrava e më pas ...

Politikë

30 vite PS, Rama falënderon Nanon: Ka qenë babai im politik që

Kongresin e PS-së Edi Rama e nisi me urimin për 30-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kjo ditëlindje, tha më tej kryetari i PS-së, është e veçantë, pasi ka shijen e fitores së tretë radhazi.

“Gëzuar 30 vjetorin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kjo është një ditëlindje e bukur, çdo ditëlindje është një ditë e bukur, por kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30-të, por edhe shijen e veçantë të fitores që sapo arritëm, e treta radhazi për herë të parë.

Faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që punon fort për këtë arritje” tha ai.

Në listën e gjatë, një falënderim të veçantë Edi Rama kishte për Fatos Nanon.

“Faleminderit liderit të parë, babait tim politik, në fillim e desha pastaj e “vrava” dhe më pas e rigjeta të rilindur në respektin e ndërsjellë ndaj njëri tjetrit” tha ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion