Gramoz Ruçi përshëndet Fatos Nanon: Jemi krenar për ty, bëre 4 vjet burg vetëm pse ishe kryetari ynë

Politikë

Gramoz Ruçi përshëndet Fatos Nanon: Jemi krenar për ty,

Gjatë kongresit të PS Gramoz Ruçi ka përshëndetur edhe Nanon, duke thënë se lideri i PS-së bëri 4 vjet burg vetëm pse ishte kryetar i Partisë Socialiste.

Do përshëndesja Fatos Nanon. Ne jemi krenar për ty për shumë gjëra. Askush, as ne, as kundërshtarët tanë nuk thonë se ti nuk je politikan. Jemi krenar që të kishim kryetar 14 vjet. Ti je intelektual, ti bëre 4 vjet burg vetëm pse ishe kryetari ynë.

Mirënjohje Fatos Nanos. Më 1997, ne ngritëm shtetin, bëmë shtetin e së drejtës dhe ligjor. Ne përballuam luftën e Kosovës dhe sot gëzon statusin Republika e Kosovës. Më 2005 u pranua humbja dhe Nano dha dorëheqjen. Këtë e bën vetëm një lidership dhe një parti e emancipuar.

Për të ardhur sot, i dashur Edi Rama, më 2003 deshe të bëheshe kryetar ynë dhe nuk të mbështesnin, ti qëndrove stoik, pasi e dije mirë që të bëhesh lider, nuk mjafton vetëm dëshira e ambicie, por duhet patjetër edhe dëshira e dashuria e atyre për të cilët pate ambicie për të qenë kryetar i tyre dhe ndodhi më 2005.

E, ja ku jemi sot, si asnjë parti e majtë në Europën Lindore, me tre mandate rresht fitimtar. Shqipëria tani ulet në KS mes pesë më të mëdhenjve të botës. Sot kemi 112 mijë anëtarë e jemi rritur. Vajzat dhe gratë tani kanë pozita të rëndësishme në PS. Kemi bërë sukses në barazinë gjinore”, u shpreh Ruçi.

ME TE LEXUARAT